Kuvendi të enjten në seancë plenare, votohen 2 komisionet hetimore

Mos i humb

Kuvendi i Shqipërisë të enjten do të mblidhet në seancë plenare, e cila pritet të zhvillohet normalisht, pa bllokimin e foltores nga një pjesë e opozitës.

Në faqen e Kuvendit është publikuar dhe axhenda e punimeve, ku ndër të tjera është dhe ngritja e dy komisioneve hetimore, teksa ende nuk është në rend të ditës ligji për “Amnistinë Penale”, që kërkon 84 vota. Kryeministri Edi Rama, të martën gjatë një prononcimi për mediet tha: “Ligji aty është në Kuvend. Do ta votojnë të gjithë, nuk kanë ku shkojnë”.

Sa i takon rendit të ditës, të enjten pritet të votohet Akti Normativ i qeverisë për disa ndryshime në buxhetin e shtetit të vitit 2024, ku pritet të ketë një mbështetje më të madhe për industrinë fasone, teksa rialokohet dhe një fond për portin e Durrësit.

Pikë tjetër e rendit të ditës është dhe marrëveshja me Kosovën për arsimin, ku nxitet një bashkëpunim më i madh institucional në kërkimin shkencor, por dhe shkëmbimin e studentëve. Përmes kësaj marrëveshje parashikohen dhe 30 bursa. Një tjetër marrëveshje që pritet të diskutohet dhe miratohet është dhe ajo parashikon njohjen e diplomave të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive, në kontekstin e Marrëveshjes të Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. Marrëveshja, që vjen në kuadër të Procesit të Berlinit, përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi. Këto dy marrëveshje në Komisionet Kuvendore kanë marrë mbështetjen edhe të opozitës, çka pritet të reflektohet edhe në seancë plenare. Tjetër pr/ligj që pritet të miratohet është dhe ai për sigurinë kibernetike.

Tjetër pikë e rendit të ditës është ngritja e dy komisioneve hetimore, sipas dakordësisë në Konferencën e Kryetarëve: Komisioni hetimor për sistemin TIMS dhe Komisioni hetimor për “Sterilizimin”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit