Tabaku: 175 mijë familje janë në rrezik për punën e tyre, sektorët prioritarë në harresë

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzon qeverinë se i ka lënë në harresë sektorët kryesorë të ekonomisë.

Duke iu referuar një studimi të Institutit Europian të Statistikave EUROSTAT, Tabaku thekson se Shqipëria është e fundit në rajon se i takon të ardhurave për frymë.

“Si janë familjet shqiptare sot? Pas 12 viteve të qeverisë socialiste a janë më mirë familjet shqiptare apo jo? Përgjigjja është këtu! Të dhënat e EUROSTAT tregojnë që të ardhurat për frymë janë sa 40% e PBB-së, të fundit në Ballkanin Perëndimor. Të fundit në Europë dhe të pakrahasueshëm me askënd”, bën të ditur Tabaku.

“Atëherë kjo rritje e madhe dhe ky prosperitet i propagandës përse nuk përjetohet në xhepat e shqiptarëve? Përgjigjja është tek vizioni qeverisë! Ndërkohë që kanë investuar në ndërtim dhe në llaç e tulla, me vizionin që kanë pasur për të mbështetur këtë sektor, ka rezultuar në zhvlerësim të Euros, në rënie të eksporteve me 16%, në zhvlerësim të produkteve Made in Albania që sot s’po dalin dot në tregjet ndërkombëtare dhe pothuajse në 175 mijë familje që janë në rrezik për punën e tyre”, vijon Tabaku.

“Ndërsa sektorët kryesorë dhe prioritetet kryesore janë lënë në harresë. Sot, bujqësia është në tre vite të njëpasnjëshme në rënie. Pse nuk po reflektohet kjo rritje e madhe në turizëm në gjithë sektorin, në zinxhirin e vlerës të 300 mijë fermerëve shqiptarë? Pse në pikun e turizmit bie konsumi me 0.53%? Pikërisht prej pabarazisë së krijuar, informalitetit e prej sistemit të ngritur, prej sistemit korruptiv të ngritur, që nuk promovon me të vërtetë ato që punojnë, por promovon ato modele e raste që nuk japin mbrapsht në ekonomi. Këtë duhet ta luftojmë!”, përfundon Tabaku reagimin e saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit