Laboratori i kriptomonedhave/ Gjykata liron nga burgu tre të arrestuarit në Shijak

Mos i humb

Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelitë tre të arrestuarit për laboratorin e kriptomonedhave.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për tre personat që u arrestuan për loboratorin e prodhimit të kriptomonedhave.

Tre personat Rr D, L Xh, A Ç do te hetohen ne gjendje te lire.

Katër ditë më parë, Policia sekuestroi dy kompanitë e prodhimit të kriptomonedhave, përkatësisht në Pjezë dhe në Fllakë të Shijakut, ndërsa vuri në pranga tre persona, përkatësisht L Xhj, Rr Di dhe A Çi, si dhe u shpallën në kërkim E. H., M.Gj., E.H. dhe Th.Z, banues në Tiranë.

Policia po heton edhe burimin e të ardhurave të shpenzuara për ngritjen e këtyre dy laboratorëve, vlerë e cila arrin në 1 milion euro.

4 ditë më parë u sekuestruan 2 kompanitë e prodhimit të Bitcoin

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit