
Ditë më parë qeveria e Kosovës miratoi rritjen e pensioneve të të gjitha kategorive, ndërsa sot ato paga janë ekzekutuar.
Përmes një postimi në Facebook, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka njoftuar për procedimin e pagesave të pensioneve, duke shtuar se brenda mundësive buxhetore do të vazhdojnë me rritjen e pensioneve.
Më poshtë gjeni postimin e Reçicës në Facebook:
Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar.
Si ministër i MPMS, mbetem i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojmë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale.


