Lavrov takon liderin verikorean Kim Jong-un

Mos i humb

 

 

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov është takuar me liderin e Koresë së Veriut Kimg Jong-un për të diskutuar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në Gadishullin Korean.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Jashtme ruse, Lavrov u prit në takim nga Kim në kryeqytetin verikorean Phenian, ku duke folur për bashkëpunimin mes dy vendeve në përvjetorin e 70-të të marrëdhënieve diplomatike.

Palët kanë këmbyer mendime në lidhje me zhvillimet e fundit në Gadishullin Korean.

Ndryshe, takimi Lavrov-Kim është takimi i parë zyrtar mes Rusisë dhe liderit verikorean. Vizita e shefit të diplomacisë ruse realizohet me ftesë të Kim Jong-un.

Lavrov kishte pritur në prill në Moskë homologun e tij verikorean Ri Yong-ho.

Koreja e Veriut së fundmi duket të ketë treguar përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët. Kim Jong-un ka vizituar Kinën dy herë që nga muaji mars, pasi asnjëherë më parë nuk kishte dalë jashtë vendit në cilësinë e liderit.

Ndërkohë, Pheniani ka mbajtur dialog të drejtpërdrejt me Korenë e Jugut dhe SHBA-të, madje duke premtuar se do të përpiqen për paqe dhe denuklearizim.

Përpjekjet e Kim do të avancojnë më tej nëse do të mbajë samitin e paprecedentë me ​​presidentin amerikan Donald Trump të planifikuar për më 12 qershor në Singapor, edhe pse anulimi dhe më pas ç’anulimi nga ana e Trumpit e ka hedhur atë në dyshim.

Thuhet se Koreja mund të jetë në kërkim të lehtësimit ekonomik, pasi për vite është përballur me sanksione në rritje, veçanërisht pasi që Trump mori detyrën vitin e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit