LDK pranon vendimin e Supremes për rivotim në Istog

Mos i humb

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pranuar vendimin e Gjykatës Supreme që Istogu të shkojë në rivotim.

Në një komunikatë të kësaj partie thuhet se LDK e pranon këtë vendim, pavarësisht faktit që Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar kërkesën e LDK-së për të anuluar vetëm procesin e votimit përmes postës, ku janë evidentuar parregullsitë dhe manipulimet gjatë procesit zgjedhor në Istog.

Aty thuhet poashtu se LDK është e bindur se Istogu do të mbetet komunë e udhëhequr nga kryetari Haki Rugova.

“Ashtu kanë vendosur qytetarët me votën e tyre gjatë procesit zgjedhor brenda kësaj komune i cili ka qenë plotësisht i rregullt, por është tentuar të deformohet nëpërmjet votave të kriminalizuara nga AAK-ja”.

Në ndërkohë vet Haki Rugova që pas numërimit të votave me kusht dhe postë humbi kundrejt Gani Dreshajt të AAK-së nuk po e sheh këtë vendim të Supremes si të drejtë.

Madje, Rugova në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se do të shohin edhe mundësitë për të ndryshuar këtë vendim përmes Gjykatës Kushtetuese.

“Unë konsideroj se ky vendim është i padrejtë mirëpo ne jemi të obliguar t’i respektojmë këto vendime”.

“Ndoshta ka mundësi të procedojmë më tutje sepse 20.000 votues të futen në zgjedhje padrejtësisht s’e shoh zgjidhje”.

“Për një deformim zgjedhor, për një manipulim zgjedhor të votave me postë të detyrohen 20.000 votues të futen në zgjedhje, unë e shoh vendim më shumë politik se gjyqësor”.

Rugova ka thënë poashtu se fitues në Istog është ai dhe jo Gani Dreshaj i AAK-së dhe se “Istogu është i LDK-së, i Ibrahim Rugovës dhe do të jetë edhe më tutje”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit