
Kryetari i LDK-së, Avdullah Hoti në konferencën javore të LDK-së sot bëri të ditur se vendi po shkon drejt një krizë të thelluar institucionale për shkak të skandaleve të krerëve të shtetit.
Hoti ripërseriti që LDK nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë që prek integritetin territorial.
“Kriza institucionale është duke u thelluar, skandalet e medha të krereve të institucioneve dhe problemet e zyrateve me ligjin. Kjo ka bërë që qytetarët të jenë në pozicionin me të ulët të mundshëm. Kriza javë të fundit ka eskaluar e sidomos me dorëheqjen e katër kryetarëve serbë për tërheqjen e taksës. Karshi kësaj gjendje presidenti po shkon drejt ndryshimit të kufijve.LDK nuk do të pranoj asnjë marrëveshje që prek integritetin territorial”, u shpreh Hoti.
Me këtë rast, Hoti ftoj të gjitha partitë politike për dakordim të një tryezë për tërheqjen e rezolutës për rishikim të kufijve me Serbinë.
“Ne ftojmë që të mbledhemi në një tryezë të gjitha partitë përsëri, pasi tani jemi në një situatë me të thellë të krizës dhe pas dakordimeve të miratohet në Kuvend, siç është rezoluta për heqjen e rishikimit të kufijve, ta miratimi të buxhetit dhe ligji për ushtri”, tha Hoti duke shtuar se nuk do ta përkrahin projekt buxhetin e vitit 2019, që sipas tij është i paqëndrueshëm.


