Lehtësoi pozitën për vrasësit e Marvi Mihalit, shkarkohet prokurori i Tiranës

Mos i humb

TIRANE– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës Artan Lulaj.

Trupa që hetoi rastin e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Alma Faskaj, ka vlerësuar se Lulaj nuk arriti të kundërshtonte barrën e provës në dy kritere.

Lulajt i ishin kërkuar shpjegime për pasurinë dhe po ashtu edhe në lidhje me hetimet e kryera prej tij për vrasjen e Marvin Mihalit.

Ky i fundit u vra për një karikues telefoni, ndërkohë që prokurori Lulaj është akuzuar nga familja e të riut, se ka lehtësuar pozitat e autorëve të vrasjes, duke kërkuar më pak vite burg sesa parashikon ligji.

Gjatë seancës dëgjimore nga KPK u vu në dukje se kishte vlerësuar paraprakisht se Lulaj nuk kishte qenë bashkëpunues, ndërsa nuk kishte kthyer disa përgjigje, nuk kishte vënë në dispozicion dokumente dhe kishte refuzuar të bënte transparencë mbi pasurinë e së bijës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit