Pas Berishës, shkon në Prokurori edhe Flamur Noka

Mos i humb

Në një kohë që ish- kryeministri Sali Berisha ndodhet në prokurorinë e Tiranës ku po pyetet në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë blu, pas tij ka mbërritur edhe deputeti Flamur Noka.

Me dy gishta lart, ish-kryeministri është futur në Prokurorinë e Tiranës para Nokës në orën 11:00 për të dëshmuar në lidhje me protestën para selisë se PD.

Në ambientet e jashtme të prokurorisë, Berisha u shpreh para gazetarëve se është thirrur nga Rama, pasi sipas tij ai i ka urdhëruar.

Ndërkohë Berisha tha se prokuroria duhet të ndëshkonte policinë që ndaloi njerëz të pafajshëm duke i kthyer në këtë mënyrë përgjigje gazetarëve për vendimin e djeshëm për të liruar të 34 personat e arrestuar pas protestës.

Më tej Berisha u shpreh se do të japë informacione të hollësishme sapo të dalë nga prokuroria.

Dy prokurorët që po marrin në pyetje Sali Berishën, janë Elizabeta Imeraj dhe Elio Mazreku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit