Është pezulluar nga detyra shefi i Komisariatit të Gjirokastrës Besnik Lila.
Mësohet se pezullimi i tij ka ardhur për shkak se akuzohet për shpërdorim detyre.
Dyshohet se Lila ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonë.
Disa ditë më parë efektivë të ardhur nga Tirana bënë asgjësimin e rreth 3000 bimëve narkotike në Gjirokastër dhe Përmet.
Ndërsa kjo ngjarje nuk u bë publike nga DVP Gjirokastër.


