Let’s Do It i bashkohet aksionit për pastrimin e Komunës së Vitisë

Mos i humb

Organizata Let’s Do It Kosova i është bashkuar sot aksionit tradicional për pastrimin e Komunës së Vitisë, ditën kur në ketë komunë është shpallur muaji i pastrimit.

Pjesë e këtij aksioni kanë qenë edhe kryetari i komunës Sokol Haliti dhe zyrtarë të tjerë komunalë, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, nxënës dhe vullnetarë të shumtë.

Gjatë këtij aksioni janë pastruar hapësirat në qendër të qytetit duke larguar dhjetëra thase me mbetje.

Këto aksione do të zgjasin edhe gjatë ditëve në vazhdim dhe parashihet eliminimi i të gjitha deponive ilegale me mbeturina dhe ngritja e vetëdijes qytetare që hapësirat e pastruara të ruhen të pastëra

“Let’s Do It po bënë diçka të jashtëzakonshme në nivel vendi, në të gjitha komunat, por me Vitinë kemi bashkëpunime të ndryshme. Ne kemi një memorandum për pastrimin e 20 shkollave. Bashkërisht do ta implementojmë edhe grandin e përformancës që komuna e Vitisë e ka fitu në nivel vendi. Ka qenë njëra ndër komunat e para që ka shpallë vitin e ambientin. Do të punojmë edhe në shumë projekte të tjera. Vetëdijesimi nuk do të bëhet vetëm në shkolla, do të bëhet edhe në komunitete dhe do të zgjasë deri ne Ditën e Tokës që është 22 prilli”, ka thënë Sokol Haliti, kryetari i Vitisë.

Fotografia e Let's Do It Kosova

Ndërsa përfaqësuesi i Let’s Do It Kosova, Besnik Shabiu, tha se organizimet e tilla bëhen për vetëdijesimin e qytetarëve për një ambient sa më të pastër.

“Let’s Do It po vazhdon bashkëpunimin shumë serioz me komunën e Vitisë, bashkëpunim ky që ka arritjet dhe synimeve e përbashkëta që të kemi një Kosovë pa mbeturina. Synimet janë që të kemi një ambient që qytetarët mos të hedhin mbeturina skaj rrugëve. Kështu bashkërisht kemi fillu shumë seriozisht të implementojmë projekte që shumë shpejtë kjo komunë të merret si model. Kemi fillu edhe kampanjën edukative me nxënës të shkollave dhe do ta vazhdojmë edhe me bashkësitë lokale dhe kështu do të arrijmë të eliminojmë te gjitha deponitë ilegale dhe në këtë komunë të flasim për projekte më madhore”.

Aktiviteti për pastrim në komunën e Vitisë do të realizohet në të gjitha shkollat e kësaj komune.

Fotografia e Let's Do It Kosova

Fotografia e Let's Do It Kosova

Fotografia e Let's Do It Kosova

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit