Lideri i opozitës Guaido kthehet në Venezuelë

Mos i humb

Kreu i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido është rikthyer në vendin e tij pas një turneu ndërkombëtar trejavor, (AA).

Megjithëse Gjykata Supreme e Drejtësisë e Venezuelës (TSJ) e kishte ndaluar Guaidon të udhëtonte jashtë vendit, lideri i opozitës u largua nga vendi më 19 janar për të kërkuar mbështetje ndërkombëtare.

Gjatë turneut të tij, Guaido zhvilloi takime në SHBA, Kanada, Kolumbi dhe disa vende evropiane duke u kërkuar atyre të vendosnin sanksione ndaj Venezuelës.

Për më tepër, ai u prit nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe gjithashtu mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit në Zvicër.

Të martën, pas kthimit të tij, Guaido u prit nga mbështetësit e tij brenda aeroportit.

Por, një numër i madh i njerëzve protestuan jashtë aeroportit dhe brohorisnin “tradhtar i ndyrë” dhe “dil jashtë”.

Në një mesazh në Twitter, Guaido tha: “Unë po sjell me vete angazhimin e botës së lirë, të gatshëm të na ndihmojë të rimarrim demokracinë dhe lirinë”.

Që nga fillimi i vitit 2019, Venezuela është përfshirë në trazira ndërsa presidenti Nicolas Maduro dhe Guaido kanë luftuar për pushtet politik, ndërsa ekonomia e vendit ka qenë në rënie të lirë.

Guaido e shpalli veten president të përkohshëm në fillim të vitit të kaluar dhe njihet si udhëheqësi legjitim i vendit nga SHBA, shumica e vendeve të Amerikës Latine dhe Bashkimi Evropian.

Por, institucionet e shtetit të Venezuelës, ushtria dhe shumë vende përfshirë Rusinë, Kinën, Iranin dhe Turqinë qëndrojnë pas presidentit Nicolas Maduro, i cili u rizgjodh në vitin 2018.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit