
Drejtorit i Agjencisë për Inteligjencës, Shpend Maxhuni, ka raportuar sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe temë qendrore, ka qenë informimi rreth ish-këshilltarit të presidentit Thaçi , Branislav Nikoliq, raporton KosovaPost.
Këtë e konfirmoi kryetari i komisionit, Faton Topalli, i cili tha se tema kryesore në këtë takim kishte të bëjë më ish këshilltarin e presidentit Thaçi, Branislav Nikoliq i cili dyshohet të ketë qenë në shërbimin sekret të Serbisë.
Sipas deputetit Topalli, dyshim për Nikoliqin, nuk është vërtetuar dhe se institucionet janë duke u marrë më këtë çështje.
“Tema e cila u diskutua sot në komision kishte të bëjë më ish- këshilltarin e presidentit Thaçi i cili po hetohet nëse ka qenë në shërbim sekret serb. AKI nuk është përgjegjëse për të kontrolluar presidencën së kënd e emëron dhe kënd jo. Shërbimi i AKI është duke u marr më këtë çështje për të parë nëse dyshimet kanë qenë të vërteta.Deri me tani nuk kemi ndonjë rezultat. Nikoliq ka qenë anëtar i Bordit të PTK-së. Akuza e cila i bëhet Branislav Nikoliq, nuk është vërtetuar dhe institucionet janë duke u marrë më këtë çështje”, tha Topalli.
Me tutje, Topalli ka kërkuar nga krerët e shtetit të merren me kontrollin e brendshëm të AKI-së, pasi siç tha ai tash e tre muaj është pa mbikëqyrje.
“Kemi AKI që tre muaj pa kontroll të brendshëm, prandaj ftoj presidentin dhe kryeministrin që të merret me këtë çështje pasi janë përgjegjësit kryesor”, ka thënë Topalli.


