Limaj e Ahmeti nesër dorëzojnë Platformen në Kuvend

Mos i humb

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator Fatmir Limaj ka deklaruar sot se platforma e delegacionit shtetëror të Kosovës do të paraqesë qëndrimin e vetëm zyrtar karshi dialogut me Serbinë.

I pyetur se a janë të përfshira në platformë veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës, Limaj ka thënë se kjo do të bëhet e ditur nesër kur edhe do t’i dërgohet Kuvendit në ora 10.00.

Ndërsa, bashkëkryesuesi tjetër i ekipit negociator Shpend Ahmeti ka njoftuar që pas dërgimit të platformës në Kuvend ajo do të bëhet publike.

“Aty janë të përcaktuara parimet, vijat e kuqe dhe të gjitha temat që duhet të diskutohen”, ka pohuar ai.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit