Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se në pikëkalimin kufitar në Jarinjë sot po zhvillohet pa ndonjë problem qarkullimi i veturave.
“Ka qarkullim, a ka bllokadë apo jo këtë nuk mundem me konfirmu. Është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit”, ka thënë Elshani për KosovaPress.
Bllokimi i pikëkalimeve kufitare filloi dje(e premte) në orët e mbrëmjes.
Derisa, në Jarinje u bllokuan vetëm qytetarët me dokumente të Kosovës.
Bllokada ishte paralajmëruar nga “Këshilli për Bllokada i Serbisë” pasi në veri u mbyllën pesë institucione të strukturave paralele.
Ndërsa vazhdojnë të jenë të mbyllura pikëkalimet në Merdarë e Bërnjak.