Listat dhe koalicionet çështja “e nxehtë” që ndan palët, çfarë parashikohet të ndodhë sot në mbledhjen e Këshillit Politik

Mos i humb

Këshilli Politik do të mblidhet sot në orën 12:00, pas kërkesës së opozitës së Bashkuar një ditë më parë.

Detajet bëhen dije me dije se negociatat mes palëve kanë ngecur sa i përket mos gjetjes së një dakordësie për listat dhe koalicionet.

Ndërsa PS-ja ka propozuar një draft në dukje me lista 100% të hapura, duke eliminuar koalicionet parazgjedhore, opozita këmbëngul për mos prekjen e këtyre të fundit, ndërsa shton se formula e propozuar nga PS për lista 100% të hapura nuk është e saktë.

Opozita ngul këmbë që për të arritur në një produkt final duhet marrë më parë ekspertiza e ODIHR, ndërkohë që mazhoranca përmes Damilan Gjiknurit e ka specifikuar që tek ODIHR shkohet kur të kenë një produkt final të dyja palët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit