Lojëra fati dhe mosrespektim i masave antiCovid/ Një i arrestuar dhe 2 gjoba njëmilionëshe në Maliq

Mos i humb

Një person është arrestuar në flagrancë në Maliq, pasi ushtronte në lokal aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Ndërkohë, teksa vijojnë kontrollet në lokale/subjekte, për goditjen e paligjshmërisë dhe monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, u ndëshkuan me 1 milion lekë gjobë pronarët e 2 lokaleve, të cilët u konstatuan në shkelje të protokolleve të sigurisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, si rezultat i kontrolleve të kryera për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, si edhe për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në fshatin Zëmblak, Maliq në lokalin në përdorim të shtetasit S. M., 18 vjeç, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 njësi qendrore, 1 printer termik dhe 1 makinetë lojrash fati pa dokumentacion, të cilat ky shtetas dyshohet se i përdorte për lojra fati të palejuara.

Si edhe në fshatrat Pirg dhe Vashtmi, u konstatuan 2 ambiente (lokale) në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Konkretisht në lokalin në pronësi të shtetasit K. Z., banues në Pirg dhe në lokalin në pronësi të shtetasit A. C., banues në fshatin Vashtmi, të cilët u konstatuan duke mos respektuar protokollet e sigurisë dhe duke iu shërbyer disa klientëve në ambientet e brendshme të lokaleve të tyre.

Shërbimet e Policisë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. M., si edhe vendosën ndaj dy pronarëve të lokaleve masën administrative 1 milion lekë secilit.

Policia​ apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit