OFL iu çon formularët 5 tropojanëve të dënuar: Deklaroni burimet e pasurisë

Mos i humb

Operacioni Forca e Ligjit vijon pa ndërprerë  në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• Dorjan Jahelezaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

• Grenit Hasanpapaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

• Kreshnik Haxhiaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• Mark Lekndreaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

• Milazim Ndreshaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit