Lidhur me shtyrjen e Lojërave të 4-ta Botërore Nomade, Amreyev në një deklaratë me shkrim tha se inciativa për zhvillimin e Lojërave Botërore Nomade me qëllimin për të gjallëruar, zhvilluar dhe mbrojtur lojërat kombëtare të popujve turq u propozua nga Kirgizistani në Samitin e 2-të të Këshillit të Shteteve Turke që u mbajt në vitin 2012 në Bishkek. Amreyev shtoi se kjo iniciativë u mbështet fuqishëm nga krerët e shteteve anëtare të Këshillit të vendeve turke.
Deri më sot Lojërat Botërore Nomade janë organizuar tre herë me mbështetjen e vendeve anëtare dhe Sekretariatit të Këshillit Turk theksoi Amreyev, i cili ka tërhequr vëmendjen se Lojërat Botërore Nomade janë një inciativë e pashembullt dhe bashkuese e cila përfaqëson të gjithë trashëgiminë kulturore të popujve dhe vendeve turqisht folëse dhe se këto lojëra bashkojnë mijëra sportistë, spektatorë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë nga e gjithë bota.
“Lojërat e zhvilluara në disiplina të ndryshme të sporteve tradicionale, paraqesin një diversitet dhe një platformë dialogu të jashtëzakonshëm i cili bashkon nën një flamur të vetëm komunitete të ndryshme dhe thekson fuqinë e pashembullt të sportit”, tha Amreyev duke shtuar se lojërat gjithashtu janë shumë efektive për të promovuar në botë kulturën dhe traditat e lashta të pupujve që flasin gjuhën turke.
Në samitin e 6-të të Këshillit të Vendeve Turke, të mbajtur në vitin 2018 në qytetin Cholpon-Ata të Kirgizistanit njëkohësisht me Lojërat e 3-ta Botërore Nomade, krerët e shteteve anëtare të Këshillit vendosën që Lojërat e 4-ta Botërore Nomade në vitin 2020 të zhvilloheshin në Turqi, rikujtoi Amreyev.
“Pavarësisht të gjitha përgatitjeve të realizuara nga Turqia në bashkëpunim me vendet anëtare dhe sekretariatin është bërë e detyrueshme që Lojërat e 4-ta Botërore Nomade të shtyhen për në vitin 2021 për shkak të pandemisë së COVID-19 i cili ka vendosur nën ndikimin e tij të gjithë botën.
“Kam besim të plotë se Lojërat Botërore Nomade që po bëhen një markë botërore falë përpjekeve të përbashkëta të vendeve anëtare do të zhvillohen në Turqi në vitin 2021 në një mënyrë të denjë për trashëgiminë e përbashkët të shteteve dhe popujve turqisht folëse dhe në një mjedis ku siguria shëndetësore do të jetë e mbrojtur për sportistët dhe pjesëmarrësit e tjerë”, tha Amreyev.
Ai tha se Sekretariati i Këshillit të Shteteve Turke ashtu sikurse në lojërat e mëparshme do të kryejë denjësisht rolin e tij që i takon për të vendosur në zbatim në mënyrë të suksesshme Lojërat e 4-ta Botërore Nomade.


