Lokale, restorante dhe servise makinash pa leje, me punonjës të pasiguruar/ 9 të arrestuar dhe 9 të tjerë nën hetim, në Kukës

Mos i humb

9 qytetarë janë arrestuar sot, në qytetin e Bajram Currit, në Kukës, pasi janë kapur duke ushtruar aktivitete në biznese të pa regjistruara në organet tatimore dhe punësonin njerëz pa i siguruar.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale: A. H., I. L., Z. Gj., A. N., Sh. M., A. P., B. A., Rr. L. dhe R. K., banues në Tropojë.

Ndërkohë, 9 qytetarë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pasi kanë ndërtuar objekte, pa marrë leje më parë. Këta shtetas janë: A. K., G. C., I. R., Nj. S., M. C., S. J., Sh. S., K. K. dhe B. K.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “INFORMALITY – 3”, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Tropojë dhe Kukës.
Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 9 shtetas, konkretisht:
A. H., I. L., Z. Gj., A. N., Sh. M., A. P., B. A., Rr. L. dhe R. K., banues në Tropojë.

Këta shtetas ushtronin aktivitetin në subjektet bar – kafe, restorant dhe servis automjetesh, në zona të ndryshme të qytetit të Bajram Currit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 9 shtetas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, konkretisht:

A. K., G. C., I. R., Nj. S., M. C., S. J., Sh. S., K. K. dhe B. K., banues në Kukës, pasi këta shtetas kanë ndërtuar objekte të ndryshme, pa lejen e organeve përkatëse.
Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të informalitetit në territorin e qarkut të Kukësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe Tropojë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit