Zbardhen disa vjedhje në Dibër: 2 të arrestuar, 2 në kërkim dhe 2 të tjerë në ndjekje të lirë

Mos i humb

2 qytetarë nga Bulqiza janë arrestuar, pasi dyshohen si autorët e grabitjes së një dyqani celularësh, në Maqellarë.

Të arrestuar janë 19-vjeçari me iniciale A.Ll. dhe 30-vjeçari me iniciale M.P, ndërsa dy të mitur, K.V. dhe K.H. do të hetohen në gendje të lirë. Dy shtetas të tjerë, R. Xh. Dhe K. Sh. janë shpallur në kërkim. Dyshohet se në Maqellarë kanë vjedhur me thyerje një dyqan celularësh në pronësi të një 53-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje të dyqaneve celularë të ndodhura në qytetin e Peshkopisë dhe në Maqellarë.

Vihen në pranga dy nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorë si dhe procedohen penalisht dy shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i dy vjedhjeve dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

A. Ll., 19 vjeç, M. P., 30 vjeç banues në Bulqizë.
U proceduan penalisht shtetasit K. V., 17 vjeç, K. H., 17 vjeç; si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit R. Xh., K. Sh., banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me një tjetrin, në Maqellarë kanë vjedhur me thyerje një dyqan celularësh në pronësi të një 53-vjeçari, dhe më pas celularët e vjedhura ia kanë dhënë për qëllime përfitimi shtetasit M.P., ku ky i fundit i ka fshehur, me qëllim mosgjetjen e tyre nga kontrolli i Policisë.

Po në vijim të hetimit, ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur janë autorë dhe të vjedhjes së një dyqani celularësh në qytetin e Peshkopisë, ku kanë arritur të marrin disa celularë.
Janë sekuestruar nga Policia sendet e gjetura të vjedhura nga autorët dhe dy automjete me të cilët udhëtonin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Vijon puna intensive për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë ku dyshohet se janë të implikuar shtetasit e lartpërmendur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit