LSI: Opozita e gatshme për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme

Mos i humb

Një ditë pas dështimit të mbledhjes së KQZ për shkak të kuorumit, ku do të diskutohej kërkesa e partive opozitare për datën 13 tetor si mundësi për zhvillimin e zgjedhjeve, vjen një reagim nga LSI. Përmes një deklarate për mediave, nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili theksoi se dje opozita i kërkoi zyrtarisht KQZ-së që të fillojë përgatitjet për 13 tetorin.

Ai tha se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme në përputhje me dekretin e Presidentit.

“Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme në përputhje me dekretin e Presidentit. Opozita i njeh përgjegjësitë e mëdha qe 85% e shqiptarëve i kanë ngarkuar dhe vullnetin e tyre për zgjedhje të lira dhe jo moniste. Opozita do të jetë e gatshme që të bëjë çdo sakrificë për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme. Dje opozita i kërkoi zyrtarisht KQZ-së që të fillojë përgatitjet për 13 Tetorin. Pa zgjedhje të lira nuk pa për të pasur kurrë shtet ligjor”, tha Vasili.

DEKLARATA E PLOTË
Të nderuar qytetarë!
Sot KQZ përmbylli aktin e saj të puçit kushtetues duke nxjerre veten përfundimisht jashtë ligjit.
Dje opozita i kërkoi zyrtarisht KQZ-së që të fillojë përgatitjet për 13 Tetorin që është data e ligjshme e zgjedhjeve të dekretuara nga Presidenti. Dje organizata socialiste ne KQZ u fsheh dhe bojkotoi detyrimet kushtetuese dhe ligjore duke u thelluar në këtë mënyrë një paligjshmëri shumë të rëndë penale dhe shkatërroi zgjedhjet dhe mori përgjegjësinë të shkatërronte zgjedhjet e 13 Tetorit, tu hiqte mundësinë partive të opozitës dhe mazhorancës që të marrin pjesë në këto zgjedhje. Pra mori përsipër fajin shumë të rëndë dhe të pa shlyeshëm penal dhe kushtetues për shkatërrimit të zgjedhjeve të 13 tetorit.
Opozita është e pa lëkundur në bindje dhe në vullnetin e saj se kriza shumë e rëndë politikë, sociale dhe ekonomike ka vetëm e vetëm një zgjidhje dhe kjo është zgjedhje të menjëhershme në datën kushtetuese të dekretuar ku duhet të mbahen zgjedhje të lira dhe me standarte të larta.
Pa zgjedhje të lira nuk pa për të pasur kurrë shtet ligjor.
Nuk do të ketë integrim europian, por izolim dhe largim nga europa duke u kthyer në kohët e errëta para viteve 90’.
Nuk do të ketë kurrë reformë në drejtësi, por do të keni vetëm një paçavure si kjo që kemi sot, kur kandidatë të ligjshëm dhe të paligjshëm hynë dhe dalin si në han pa porta vetëm e vetëm me urdhër të rilindjes në pushtet.
Nuk do të ketë kurrë mbrojtje të pronës publike dhe private nga grabitqarë e shtetit, siç është Teatri Kombëtar dhe pronat private të qytetarëve, të hipotekuara që merren si në kohën e komunizmit, dhe komunizmi ka qenë më i kujdesshëm në shpronësimin e qytetarëve.
Nuk do të ketë kurrë çlirim nga krimi.

Nuk do të dënohet kurrë korrupsioni.
Nuk do të ketë kurrë hetim të dosjes 339, e cila hetohet më parë dhe merren vendime në SHBA sesa nga Prokuroria shqiptare e Arta Markut, e cila nuk ka kohë as të hetojë, as ta zbardhë dosjen, dhe nuk do të ketë as për dosjen 184 ku të gjithë hajdutët e përzier me kriminelë të rilindjes kanë rrëmbyer e plaçkitur votën duke ndërtuar këtë monstër, e cila po qeveris Shqipërinë.
Pa zgjedhje të lira:
Do të ketë shtet të kapur kokë e këmbë
Do të ketë festë për oligarkët dhe mënxyrë për të varfërit.
Do të ketë festë për krimin e të gjitha formave
Do të vazhdoje rrëmbimi masiv i pronës publike dhe private
Do të ketë drejtësi në shërbim të pushtetit dhe oligarkëve dhe padrejtësi të thellë për njerëzit e thjeshtë, në favor të Edi Ramës, ministrave të tij dhe drejtorëve dhe të oligarkëve të tyre.
Do të ketë grabitje të pandëshkuar
Do të ketë qindra milion euro që do të paguhen për zullumet e qeverisë në vend që ti paguajnë për të mira materiale, por do i paguajnë borxhe qindra milionëshe siç rasti i Bechetti apo 100 milion $ i administratës publike apo dhjetra gjyqe të humbura në vend se të investoheshin në shkolla, spitale apo vende të tjera.
Ndaj opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme në përputhje me dekretin e Presidentit dhe ajo do të bëjë këtë në emër të shqiptarëve dhe të integrimit europian, integrimi që e pret përgjigjen sot pasi nesër do të ishte shumë vonë. Kjo është e vetmja mundësi për ti dhënë përgjigje që mund t’i europës japim para datës jetike, kritike, kyçe, 18 Tetorit ku vendimi është ose të ecim para drejt Europës, ose të kthehemi mbrapa e të rikthehemi në ato kohë të zeza të viteve 90’
Opozita i njeh përgjegjësitë e mëdha qe 85% e shqiptarëve i kanë ngarkuar dhe vullnetin e tyre për zgjedhje të lira dhe jo moniste.
Opozita do të jetë e gatshme që të bëjë çdo sakrificë për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme sepse çdo sakrificë e saj do të ishte shumë e vogël në raport me zgjidhjen që pret sot vendi, i cili është i zhytur në mjerim dhe në paligjshmëri.
Ndaj nuk ka kohë për të humbur për të t’i dhënë zgjidhje situatës pavarësisht se ne e dimë i vetmi njeri kundër zgjedhjeve të lira dhe integrimit europian në vend është Edi Rama, por ne duhet patjetër ta arrijmë këtë me çdo sakrificë sepse është një sakrificë dhe një çmim që do ta paguajmë në emër 3 milion shqiptarëve, të cilët nuk mund të vënë fatin e tyre peng për një njëri siç është Edi Rama.
Faleminderit!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit