LSI-së i ikën një deputet. Ja emri

Mos i humb

 

 

Robert Bitri, i zgjedhur deputet me votat e LSI në qarkun e Fierit, është larguar nga grupi parlamentar i LSI-së dhe është rregjistruar si deputet i pavarur.

E pyetur për këtë çështje, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se  “Edi Rama ka kohë që mundohet të joshë politikanë, gazetarë dhe biznese, që i përdor dhe pastaj i flak”, duke lënë të kuptohet se edhe Bitri “është blerë” nga ana e Kryeministrit.

Zonja Kryemadhi theksoi se çështja e konvertimit të mandateve është bërë demode, por Rama sado që të bleje nuk do të arrijë të shpëtojë dot nga rruga e zullumit ku është futur. Ai i ka numrat në parlament por janë lëvizje që i bën për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik.”

Jo pa ironi, Kryemadhi i uroi “suksese” Bitrit në bizneset e tij.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit