Lufta ndaj Covid-19, Hungaria i dhuron Kosovës maska e veshje mbrojtëse

Mos i humb

Hungaria i ka dhuruar institucioneve në Kosovë një numër të madh të pajisjeve mbrojtjes personale.

Ushtarët hungarezë të KFOR-it mundësuan transportin e rreth 50,000 maska për fytyrën dhe 5,000 veshje mbrojtëse, ndihma që u dërguan me aeroplan të Forcës Ajrore Hungareze dhe u dorëzuan në depon qendrore të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.

Ambasadori hungarez në Prishtinë Jozsef Bencze theksoi se; “donacioni është një projekt dypalësh që u promovua nga Ministri i Punëve të Jashtme Péter Szijjártó dhe homologia e tij, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, pas takimit të mbajtur në tetor, në Budapest.”

  • Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të donacionit, falënderoi Hungarinë për furnizimin që do të ndihmojë kapacitetet vendore të reagojnë ndaj Covid-19.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit