Lufta ndaj Covid-19/ Toskana dhe Kampanja i shtohen listës së zonave të kuq

Mos i humb

Në përpjekje për të vënë nën kontroll një valë të re të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, Italia ka rikthyer kufizimet e pjesshme në të gjithë vendin dhe në një pjesë të tyre kufizime pothuajse të plota. Që prej ditës së djeshme edhe dy rajone i janë shtuar listës së kuqe, ndërsa në vend u shënua një tjetër rekord ditor.

Kampania dhe Toskana do të bashkohen me rajone të tjera të vendosura nën masat më të rrepta duke filluar nga e diela. Autoritetet në Campania, e cila përfshin Napolin, kanë paralajmëruar se sistemi shëndetësor atje është afër kolapsit. Ndërkohë që numri i të infektuarve në vend ka tejkaluar një milion në fillim të kësaj jave dhe ka pasur më shumë se 44,000 vdekje.

Në një situatë të tillë izolimi kombëtar nuk duket shumë larg. Rajonet janë të ndara në tre zona – të kuqe për rrezikun më të lartë, pastaj portokalli dhe të verdhë. Në zonën e kuqe për momentin janë Lombardia, Bolzano, Piemonte dhe Lugina e Aostës në veri, dhe Kalabria në jug, dhe nga nesër kësaj i liste i shtohen edhe kampania dhe Toskana.

Në këto zona, të cilat mbulojnë rreth 16.5 milion njerëz dhe banorët mund të largohen nga shtëpia vetëm për punë, arsye shëndetësore, pazar thelbësor ose emergjenca.  Baret dhe restorantet janë gjithashtu të mbyllura, por njerëzit mund të ushtrojnë pranë shtëpive të tyre nëse mbajnë maska.

Me rritjen e numrit të infeksioneve është kthyer edhe një problem tjetër ai i tejmbushjesjes së spitaleve. Qytetarët janë të detyruar të presin në rradhë të gjata  dhe shumë departamente të spitaleve janë të detyruara të mbyllen për pacientët e zakonshëm dhe tu shërbejnë të sëmurëve me Covid-19. Ndërkohë që edhe njëherë njëjtë si në pranverë janë shtyrë operacione të shumta dhe kontrolle mjekësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit