“Luftëtarët e huaj janë të humbur në shtëpinë e vet, prandaj largohen”

Mos i humb

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi dhe kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Serbisë, Suad Nasufoviç, apeluan që muslimanët t’i respektojnë subjektet legale që i përfaqësojnë ato, të bashkëpunojnë me ato, ndërsa të drejtat dhe mbrojtjen e islamit ta gjejnë në kuadër të institucioneve legale, përkatësisht në institucionet e komunitetit islam që i përfaqëson muslimanët e një vendi.

Nasufoviç, i shoqëruar nga një delegacion i BFI-së së Serbisë, qëndron për vizitë në BFI-në e Maqedonisë. Apeli i krerëve të institucioneve të komuniteteve islame të të dy vendeve fqinje pasoi pas një takimi mes dy delegacioneve të mbajtur në selinë e BFI-së në Shkup.

Rexhepi, porositi që vizita e njëri-tjetrit si dhe bashkëpunimi i mirëfilltë dhe vëllazëror mes komuniteteve të islamit praktikohet në mbarë rajonin e Ballkanit.

Ndërkaq, Nasufoviç tha se institucioni që ai drejton dhe BFI-ja e Maqedonisë ndajnë të njëjtat vlera si muslimanë evropianë, por edhe shqetësimet dhe problemet e njëjta. Ai shtoi se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i ideve mes komuniteteve të islamit do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve të muslimanëve.

Në pyetjen mbi luftëtarët e huaj që shkojnë të luftojnë në shtetet e huaja, të tilla si në Siri dhe Irak, Rexhepi theksoi se është e vërtetë se edhe nga Maqedonia kanë shkuar në luftëra të huaja, por shtoi se qëllimi i atyre njerëzve të bëjnë një gjë të tillë është se ato njerëz janë të humbur edhe në shtëpinë e tyre.

“Siria dhe Iraku nuk janë frontet tona, ato nuk janë trojet tona që duhet t’i mbrojmë. Prandaj, në mënyrë të fshehur ato njerëz janë larguar prej këtu dhe tash ne duhet të bisedojmë për radikalizmin islam këtu. Shkaktar janë ato që e bëjnë të dyshimtë të gjithë popullatën muslimane këtu në Maqedoni, por edhe më gjerë”, deklaroi Rexhepi.

Rexhepi shtoi se “motivi se luftëtarët e huaj shkojnë në Siri dhe Irak për të mbrojtur islamin është gjënjeshtër, por motivi i tyre është interesi material apo pagesa”.

“Ata janë ushtarë të paguar. Ato nuk i përfaqësojnë as BFI-në, as muslimanët e këtij nënqielli, as një gjë islame ato nuk përfaqësojnë”, u shpreh ai.

Ndërsa, Nasufoviç duke mbështetur fjalët e Rexhepit tha se islami në mënyrë rigoroze është kundër çdo lloj ekstremizmi dhe radikalizmi.

“Islami si fe e paqes është i kërcënuar nga ateizmi radikal apo ateizmi ekstrem që ka edhe datën e lindjes dhe ajo është 11 shtatori kur u rrëzuan kullat binjake. Atëherë filloi të paraqitet ateizmi radikal ose ekstrem si goditje ndaj të gjitha mono-besimeve”, deklaroi Nasufoviç./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit