LVV për grevën në shëndetësi: Qytetarët tonë i vuajnë pasojat

Mos i humb

Kirurgët e spitaleve publike në Kosovë janë në grevë me javë të tëra.

Kështu Lëvizja Vetëvendosje mendon se kjo grevë ka krijuar situatë të pavolitshme sidomos për qytetarët.

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka ftuar ministrin e Financave të deklarojë publikisht kur do t’i marrin mjetet për zbatimin e Ligjit për Paga.

“Ftoj në emër të Qeverisë, ministrin e Financave që të del në seancë dhe para publikut të deklarojë ku do ti merr mjetet për zbatimin e Ligjit për Paga sepse këto mjete nuk i kanë parapa në Projektligjin për paga”

“ Ky është një mashtrim i radhës që i ka nxitur kirurgët të cilët sot janë në grevë dhe kjo ka krijuar situatë të pavolitshme për qytetarët e Kosovës”, tha ajo gjatë konferencës për media.

Mulhaxha-Kollçaku tregon se grevës ju kanë bashkangjitur edhe disa mjekë të tjerë.

“Greva e kirurgëve po vazhdon sipas informatave tona sot janë mbi 200 mjekë, atyre sot iu është bashkuar edhe Ortopedia si dhe institutet para klinike si dhe spitali i Ferizajt.

“Kjo grevë po përshkallëzohet dhe obligimi ynë si deputetët të Republikës së Kosovës është që të brengosemi për qytetarët tonë dhe pasojat e kësaj greve i vuajnë të sëmurët”, ka thënë Kollçaku në një konferencë për medie./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit