Turqi, rinumërim i fletëvotimeve të pavlefshme në 7 rrethe të Stambollit

Mos i humb

Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) solli vendim për rinumërimin e fletëvotimeve të pavlefshme nga zgjedhjet lokale të së dielës në 7 rrethe të Stambollit.

YSK në seancën e jashtëzakonshme shqyrtoi ankesat e parashturara dhe vendosi të rinumërojë fletëvotimet në 7 rrethe të cilat në fazën paraprake u shpallën të pavlefshme.

Rinumërimi do të bëhet në qendrat e votimit në rrethet Sile, Bayrampasa, Atasehir, Umraniye, Fatih dhe Gaziosmanpasa.

Fillimisht pas ankesës së Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), YSK në nivel të rrethit solli vendim për rinumërimin e këtyre fletvotimeve, por pas ankesës së Parisë opozitare Republikane Popullore (CHP) rinumërimi u pezullua me vendim të Komisionit zgjedhor në nivel provincial.

YSK sot solli vendimin përfundimtar, sipas të cilit fletëvotimet në fjalë do të rinumërohen.

Paria AK dje dorëzoi ankesa ndaj rezultateve zgjedhore në gjithsej 39 rrethe të Stambollit.

Votuesit në Turqi të dielën votuan për kryebashkiakë në qytetet e mëdha, kryetarë komunash dhe këshillat e përgjithshëm provinciale dhe të qytetit. Po ashtu u votua edhe për instancat më të ulëta të pushtetit lokal në Turqi.

Në total 12 parti politike morën pjesë në zgjedhje ku qytetarët turq zgjdhën pushtetin lokal për një mandat 5 vjeçar.

Garë e pasigurtë për postin e kryebashkiakut u zhvillua në Stamboll. Sipas rezultateve paraprake, kandidati i CHP-së Ekrem Imamoglu kryeson me 48,79 për qind të votave para kandidatit të Partisë AK Binali Yıldırım i cili mori 48, 51 për qind të votave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit