Macron: Një afat anëtarësimi të arsyeshëm, të rikrijojmë marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor

Mos i humb

Presidenti i Republikës franceze, Emmanuel Macron ka prezantuar programin e presidencës franceze gjashtëmujore të Bashkimit Europian në seancën plenare të Parlamentit Europian të mbledhur në Strasbourg.

Në fjalimin e tij, presidenti Macron ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të përfaqësojë një fuqi demokratike ekuilibruese në nivelin global. Ai i është referuar rikrijimit dhe rikonceptimit të marrëdhënieve tê Bashkimit Europian me Ballkanin Perêndimor.

Macron është shprehur se Europa nuk mund t’i largohet përgjegjësisë për Ballkanin Perëndimor. “ Vendet e Ballkanit Perëndimor si nga aspekti gjeografik, nga historia tragjike dhe për premtimet e të ardhmes janë në zemër të kontinentit europian. Ato mbajnë shenja që na kujtojnë brishtësinë e paqes dhe forcën e bashkimit tonë europian”, është shprehur presidenti francez.

Ndaj, sipas Macron, Bashkimi Europian duhet të rimendojë dhe rikrjijojë marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor përmes dhënies së një perspektive të sinqertë të anëtarësimit në këtë organizatë “ Jo një anëtarësimit kundër për t’ju përgjigjur përpjekjeve destabilzuese të fuqive të tjera në rajon, por një anëtarësimi pro që shtrihet në një afat kohor të arsyeshëm” është shprehur presidenti francez. Ai ka rikujtuar, se tashmê Bashkimi Europian ka modernizuar procedurat e negociatave të anëtarësimit përmes metodologjisë së re të zgjerimit tê BE-së.

« Por ne e dijmê, që Europa aktuale reale, me rregullat e saj të funksionimit, nuk mund të bëhet një Europë me 31, 32 apo 33 anëtarë. Kjo nuk është e vërtetë. Ne do të gënjenim veten tonë nëse nuk pranojmë këtë” ka thënë Macron. Ai ka shpjeguar, se Bashkimi Europian duhet të rimendojë rregullat e funksionimit të tij për t’a bërë atë një organizatë që funksionon më me qartësi, më me efikasitet, si dhe më të lexueshme në të ardhmen.

Presidenti Macron, konsideron, se rimendimi i këtyre rregullave duhet të kryhet në kuadrin e konferencës për të ardhmen e Europës, që pritet të dalë me konkluzione konkrete në muajin maj. “Por gjithashtu duhet të jemi politikisht më të sinqertë për kuadrin e Europës ku vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vendin e tyre. Ndaj ne duhet të rimendojmê rregullat tona të funksionimit dhe gjeografinë e Europës.

Për këtë arsye, konferenca pêr të ardhmen e Europës do të vijohet nga një konferencë mbi Ballkanin Perëndimor, ku do të mund të flitet për kêtë temë thelbësore” është shprehur presidenti francez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit