Macron synon ndalimin e glifosatit, herbicidit të debatueshëm

Mos i humb

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ka kërkuar nga qeveria të bëhen ndryshimet e duhura për ta ndaluar në Francë përdorimin e glifosatit, një herbicid për të cilin ka debate të shumta, më së voni brenda tri viteve.

“Kërkova nga qeveria të bëhen ndryshimet e duhura për ndalimin e glifosatit deri sa të gjendet alternativë dhe më së voni brenda tri viteve”, ka thënë Macron në median sociale lidhur me përdorimin e herbicidit.

Më herët, Komisioni Evropian ka njoftuar se komiteti relevant ka miratuar ndryshimin për zgjatjen edhe për pesë vite të liçencës për përdorimin e glifosatit. Në votimin e bërë për ndryshimin në fjalë, Francë ka abstenuar.

Disa shoqata ambientaliste po ashtu kërkojnë ndalimin e glifosatit në Evropë. Nga ana tjetër, bujqit evropianë pohojnë se herbicidi në fjalë është i sigurtë dhe se mospërdorimi i tij do ta dëmtojë sektorin e bujqësisë.

Herbicidi glifossat prodhohet nën markën Roundup nga kompania Monsanto me qendër në SHBA, që është nga firmat më të mëdha në botë për prodhimin e farave. Kompania thekson se produkti është në përputhje me standardet evropiane.

Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtimin e Kancerit, që paraqet organizatë ekspertësh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me kancerin, ka deklaruar se glifosati, i cili përdoret në 80 për qind të Organizmave të Modifikuara Gjenetikisht, ka gjasë të shkaktojë kancer./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit