Malajzi, rinisën operacionet e kërkimit për aeroplanin e zhdukur

Mos i humb

Rifilluan operacionet e kërkimit për mbetjet e MH370, aeroplan pasagjerësh i “Malaysia Airlines”, i cili u zhduk mbi Oqeanin Indian në vitin 2014.

Azharuddin Abdul Rahman, sekretari i Përgjithshëm i Drejtorisë për Fluturime Civile, tha se do të rinisin operacionet e kërkimit për aeroplanin MH370. Rahman bëri të ditur që të afërmit e pasagjerëve të gjendur në aeroplan do të jenë të informuar lidhur me të gjitha detajet e kërkimeve.

Me këtë operacion kërkimi, udhëheqës i së cilit është ndërmarrja amerikane Ocean Infinity dhe ku janë të angazhuar me detyrë 60 punonjës, synohet që me ndihmën e një anijeje të pajisur me 8 nëndetëse të gjenden mbetjet e aeroplanit.

Sipas marrëveshjes, Malajzia do i paguajë ndërmarrjes 70 milionë dollarë në rast se mbetjet e aeroplanit do të gjenden brenda 90 ditëve.

Ndryshe, aeroplani malajzian i cili po udhëtonte nga Kuala Lumpuri në Pekin, është zhdukur më 8 mars 2014 mbi Oqeanin Indian.

Operacionet e kërkimit të aeroplanit në të cilin gjendeshin 227 pasagjerë dhe 12 pjesëtarë të ekuipazhit, ndaluan në janar të vitit të kaluar pas 1 mijë e 46 ditëve kërkim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit