Malejzi, të paktën 24 emigrantë të zhdukur në një aksident detar

Mos i humb

Të paktën 24 emigrantë llogariten si të zhdukur pasi u fundosën me një varkë në det larg ishullit Langkawi në Malajzi.

Zyrtari i Shërbimit Detar të Shpëtimit në Langkawi, Admirali Mohd Zawawi Abdullah, tha se një anije që po fundosej me migrantë ishte raportuar vonë natën e kaluar dhe se ekipet e shpëtimit kishin filluar kërkimet.

“Fundosja e anijës ndodhi 201 kilometra larg bregdetit të ishullit dhe kemi frikë se të paktën 24 migrantë mund të kenë humbur jetën në të”, tha Abdullah.

Ai tha se emigrantët supozohet të jenë nga Arakani i Mianmarit dhe u përpoqën të lundronin në Malajzi me varkë.

“Shërbimet e shpëtimit janë në terren dhe në orët në vijim do të kemi më shumë informacione rreth aksidentit”, tha Abdullah.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit