Manja: “Antikorrupsioni” në “lupë” dhënien e lejeve të ndërtimit në bashki

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja komunikim këtë të  mërkurë ka bërë publik dhe rastet që janë marrë në shqyrtim deri më tani nga Njësia Antikorrupsion.

Manja në fjalën e tij është shprehur se rastet që janë kallëzuar janë ato në Kadastrën e Durrësit ku është dhënë leje jashtë përputhjeve me ligjin.

Ndër të tjera ai ka trheksuar se një vëmendje e veccantë është dhënia e lejeve të ndërtimit nga bashkitë në vijën bregdetare.

“Kanë kaluar dy javë nga takimi i fundit dhe unë ju kam garantuar se suksesi i punës së Njësisë Antikorrupsion, varet nga dokumentimi i rastev edhe i praktikave që referohen pranë nesh. Konstatoj se të gjithë rastet e referuara janë regjistruar në prokuroritë përkatëse si vepra penale dhe po hetohen. Rasti i Fierit, ku denoncuam dy inspektorë të AKU, gjykata ka miratuar 2 masat e sigurisë, njëri nga inspektorët është në burg, tjetra me arrest në shtëpi.

Sot jam para jush të them disa raste të reja, për të cilat ka përfunduar hetimi administrativ . Kadastra e Durrësit, ka përfunduar hetimi për 3 rastet e sotme, dhe ndërkohë në këtë institucion dhe në zyrat e tjera vendore Njësia Antikorrupsion ka ende raste që po trajtohen. Dy të parat janë për lejet e legalizimit, në kundërshtim me ligjin. Printohen leje duke mos respektuar kërkesat dhe procedurat që kërkon ligji. Rasti i treti është dhe më flagrant, është printuar leja dhe janë bërë dokumentet që shoqërojnë lejen e legalizimit, ndërsa një javë më pas dokumentet që i jepet qytetarit, kanë një datë të mëvonshme, është e kuptueshme interesat që të çojnë në shkeljen e ligjit. .

Rasti tjetër ka të bëjë me doganën e Korçës, ku një nënpunës ka arritur që të bëhet pjesë e doganës përmes dokumenteve të falsifikuara, krahas tij ne kemi kallëzur në prokurori edhe një noter publik.

Rasti i fundit ka të bëjë me drejtorinë e Transportit Rrugor, ku kemi kallëzuar rastin në prokurorinë e Tiranës, një rast të ryshfetit në sportel, ku përveç nënpunësit është dhe një sekses që njollos veprimtarinë e këtij institucioni model.

Gjithashtu Njësia Antikorrupsion ditët e fundit ka një nismë ndaj lejeve të ndërtimit të dhënë nga bashkitë. Një rast io tillë është në Bashkinë e Vorë, ku i është dhënë leje ndërtimi një biznesi të madh në rrugën kryesore pa plotësuar kushtet ligjore. nga konstatimi i parë vëmë re se ka një numër të madh shkeljes, sidomos në bashkitë në vijën bregdetare. ”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë padrejtësisë që u bëhen atyre

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit