Zhduket një person në Maliq, vëllai kërkon ndihmë në polici

Mos i humb

Maliq – Një person është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij në Maliq.

Policia raporton se i zhdukuri është A. M., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas.

Denoncimi është bërë nga vëllai i 54-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për gjetjen e shtetasit A. M., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ka bërë kallëzim vëllai i tij shtetasi J. M., i cili ka deklaruar se nuk ka dijeni mbi vendndodhjen e 54-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit