Manja: Shenjë e besimit të DEA-së tek institucionet shqiptare

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e ka cilësuar linjën e re nga DEA të sinjalizimit për Shqipërinë kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, shenjë besimi të SHBA-së ndaj institucioneve tona ligjzbatuese.

I pyetur pas mbledhjes së qeverisë nga mediet për këtë çështje ai tha se, “unë e konsideroj si shenjë e besimit të fortë të autoriteteve të DEA-së me institucionet shqiptare. Bashkëpunimi i deritanishëm i agjencive ligjzbatuese shqiptare me DEA por edhe me të gjithë misionet e tjera që janë në Shqipëri është shenjë e fortë e bashkëpunimit me institucionet tona dhe e forcimit të këtij bashkëpunimi”.

“Le të themi që në ditën e krijimit të SPAK-ut por edhe përpara krijimit të tij bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë, agjencive të tjera të zbatimit të ligjit përfshirë edhe Policinë e Shtetit me partnerët tanë amerikanë ka qenë korrekt, reciprok dhe një bashkëpunim që tregon se besimi i këtyre partnerëve tek strukturat tona ligjzbatuese vjen në rritje”, theksoi Manja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit