Maqedoni, anulohet debati për ligjin e gjuhëve

Mos i humb

Komisioni për Çështje Europiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë miratoi rendin e ditës mbi debatin lidhur me amandamentet për propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të dytë, por pa filluar debati, mbledhja e sotme u anulua nga shkaku i mungesës së përfaqësuesit të autorizuar qeveritar, në këtë rast ministrit dhe zëvendës ministrit të qeverisë.

Kryetari i Komisionit për Çështje Europiane, Artan Grubi, tha se për mbledhjen e sotme ka njoftuar të gjitha institucionet, përfshirë deputetët, qeverinë dhe ministrin e Drejtësisë bashkë me zëvendësin e tij.

“Për sot e dinim që ministri është në udhëtim zyrtar në Letoni, ndërsa prisnim pjesëmarrjen e zëvendës ministrit, për arsye se sipas nenit 121 paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, në debat në lexim të dytë është e patjetërsueshme prania e propozuesit të autorizuar të ligjit. Në mungesë të zv/ministrit vendosa të thirr një pauzë të seancës së sotme dhe për vazhdimin do të njoftoheni”, shpjegoi Grubi.

Sipas tij, me rëndësi është se rendi i ditës tashmë është miratuar. Ai shtoi se afatet e parapara me Rregullore tashmë kanë filluar të rrjedhin, për çka janë paraparë tre ditë debat lidhur me 90 amandamentet e parashtruara.

Seanca e sotme e Komisionit për Çështje Evropiane u bojkotua nga partia opozitare, VMRO-DPMNE./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit