Maqedoni e Veriut, 24 pacientë të shëruar dhe një i vdekur nga COVID-19

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informoi se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 24 pacientë të shëruar të cilët janë mjekuar në kushte shtëpie, ndërsa ka vdekur një pacient.

Ministria njoftoi se ka ndërruar jetë një pacient i moshës 70-vjeçare, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 ka shkuar në 55.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 raste të reja me COVID-19, me çka numri i pacientëve të diagnostifikuar arrin në 1.231.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 207 teste, ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 12.340 teste për COVID-19.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës, ndërsa këtë javë lëvizja u ndalua edhe të hënën në territorin e gjithë vendit për shkak të festave të Pashkëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit