Spanjë shkon në mbi 21 mijë bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Me 430 vdekje të tjera, numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Spanjë arriti në 21.282, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve i konfirmuar sot është më i lartë se 399 viktimat e raportuara një ditë më parë.

Ndërkaq, 3.968 njerëz të tjerë janë diagnostikuar me COVID-19 në 24 orët e kaluara, duke e çuar në 204.178 numrin e përgjithshëm të rasteve, prej të cilëve 82.514 janë shëruar.

Në Spanjë që nga 14 marsi në fuqi është gjendja e jashtëzakonshme në kuadër të luftës kundër virusit, ndërsa qeveria e koalicionit të majtë ka paralajmëruar zgjatjen e kësaj gjendjeje deri më 9 maj.

Megjithatë, qeveria ka planifikuar zbutjen e masave të marra duke filluar nga 27 prilli dhe po shqyrton një leje që fëmijët deri në një moshë të caktuar të mund të dalin në kohëzgjatje të kufizuar dhe në vende të caktuara në shoqërim të prindërve.

Ndërkaq, siç raportohet, aktualisht është i pamundur lejimi i fëmijëve të dalin për të luajtur në parqe ose me shokët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit