Maqedoni e Veriut, rritet në 48 numri i rasteve me COVID-19

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në vend janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja të koronavirusit COVID-19, duke e rritur në 48 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, (AA)

“Deri në orën 16:00 janë diagnostikuar gjashtë pacientë të sëmurë me koronavirus”, tha ministria në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se në mesin e rasteve të reja, gjendet një vajzë katërvjeçare nga Shtipi e cila së bashku me familjen është kthyer nga Anglia dhe ka qenë në izolim shtëpiak, por janë paraqitur për testime dje pasi janë paraqitur simptoma.

Tri raste të tjera janë nga Dibra, testimet e të cilëve janë bërë në kuadër të procesit të skriningut, dhe një rast në Shkup, kontakt i të diagnostikuarve të mëhershëm.

Sipas ministrisë, rasti i gjashtë është një grua nga qyteti i Gostavarit, e cila është kthyer nga Zvicra dhe ka qenë në izolim shtëpiak, por është paraqitur për testim dhe në anketë ka deklaruar se ka pasur kontakt me të infektuar në Zvicër.

“Aktualisht po testohen 35 persona. Rezultatet do të njoftohen kur të jenë të gatshme”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani, një paciente është shëruar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë që dje, presidenti Stevo Pendarovski shpalli gjendje të jashtëzakonshme në gjithë vendin në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit