Maqedoni e Veriut, rritet në 59 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se dy persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave në vend është rritur në 59.

Në 24 orët e fundit, njofton ministria, janë konfirmuar 41 raste të reja të COVID-19, duke e çuar në 1.367 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me COVID-19.

Insituti i Shëndetit Publik regjistroi 37 pacientë të ri të shëruar nga virusi COVID-19, duke e çuar në 374 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit është kryer një rekord prej 738 testeve të dyshuara të COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera që nga shpërthimi i pandemisë është 14.758.

Sipas masave të fundit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, në mbarë vendin ora policore nga e hëna deri të premten zbatohet në periudhën kohore 19:00-05:00, ndërsa gjatë fundjavave fillon të shtunën në ora 15:00 dhe mbaron të hënën në ora 05:00.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit