“Marrëveshja e INF-së, kyçe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”

Mos i humb

Bashkimi Europian u bëri thirrje palëve të përmbushin angazhimet e Marrëveshjes së Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) duke theksuar se marrëveshja është me rëndësi kyçe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli i BE-së thuhet se me rritjen e destabilitetit të mjedisit të sigurisë është vënë në dukje rëndësia e kontrollit të armëve.

Marrëveshja INF kontribuon në sigurinë e Europës prej 30 vitesh. “Kemi shqetësime të thella për zhvillimet në lidhje me mundësinë që marrëveshja mund të përfundojë më 2 gusht”, theksohet në deklaratë.

“Ditët në vijim janë shansi i fundit për dialog dhe marrjen e masave të nevojshme për të mbrojtur infrastrukturën e sigurisë së Europës”, thuhet në deklaratën e BE-së ku Rusisë i kërkohet që të qartësojë pretendimet për vendosjen dhe testimin e sistemit raketor 9M729 që shkel marrëveshjen e INF-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit