Marrëveshja me BERZH-in, Hyka: Mbi 1.1 milionë euro për pajisje në QSU “Nënë Tereza”

Mos i humb

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi sot ndryshimet në marrëveshjen me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”.

Zëvendësministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka deklaroi se qëllimi i marrëveshjes është rishpërndarja e një fondi prej mbi 1.1 milionë eurove të akorduara për disa zëra të cilët nuk konsiderohen më prioritar, apo janë realizuar tashmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me qëllim financimin e kostove për blerjen e pajisjeve mjekësore.

“Fondet e shkurtuara kryesisht në zërin “trajnim dhe konsulencë” apo “hartimi i protokolleve klinike” do të përdoren për blerjen e pajisjes mjekësore “Angiograph bi-plan për shërbimin neurovascular stroke dhe post stroke” në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, si dhe blerje pajisjeje mjekësore CT Scanner për shërbimin e neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, pasi CT Scanner-i aktual është “out of date”, tha Hyka.

Përmes ndryshimit të marrëveshjes kuadër, synohet investimi në ndërtimin e një sistemi shëndetësor kombëtar të fortë, rezistent, dhe gjithëpërfshirës, duke rritur investimet në infrastrukturën shëndetësore, duke përmirësuar kapacitetet, duke ruajtur forcën e punës në shëndetësi dhe duke promovuar kujdesin social, njësoj i rëndësishëm me atë shëndetësor.

Po ashtu, ndërtimi i një sistemi të dhënash që garanton informacionin për “shpërndarjen” dhe aksesin në shërbimin shëndetësor të popullatës, por edhe si mekanizëm monitorimi konstant për adresimin e pabarazive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit