Marshimi në mbështetje të Ukrainës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Mos i humb

Ditën e sotme, komuniteti ukrainas ka thirrur një manifestim te madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila po përballet me agresionin rus.

Qytetarët janë mbledhur tek sheshi Skënderbej për marshimin ndërsa janë bashkuar gjimnazistë dhe skuadra kombëtare e Atletikës së Ukrainës.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Manifestimi, që do nisë nga sheshi “Skënderbej” dhe do të vijojë deri të sheshi “Vëllezërit Frashëri”.

Para 2 ditësh, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se do t’i bashkohet manifestimit dhe ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e marshimit.

“Të premten në orën 12:00 do të mblidhemi të gjithë bashkë në sheshin “Skënderbej” – trupi diplomatik, organizata të shoqërisë civile, individë pa dallime partiake. Do të kemi një edhe përshëndetje nga kryetari i Bashkisë së Kievit, Klitchkov. Marshimi do të nisë nga sheshi “Skënderbej” deri te “3 Vëllezërit Frashëri”, aty ku është ambasada e Ukrainës, për të dhënë disa mesazhe dhe për t’u bashkuar me korin e qyteteve më të mëdha të Evropës, për të bërë realitet atë që presidenti Zelensky tha në fjalën e tij në çmimet Grammy: “Na ndihmoni me gjithçka të mundeni, vetëm me heshtjen mos na ndihmoni, se heshtja nuk ndihmon asnjeri”. Heshtja përkundrazi të bën palë me fajtorin”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Tirana do të vijojë të dërgojë ndihma në Ukrainë dhe i ftoi të gjtihë ta lënë politikën mënjanë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit