Masakër në minierën e gurëve të çmuar, të paktën 113 të vdekur

Mos i humb

Guri i çmuar Giada dhe Rubinët, duket se sot kushtojnë edhe më shtrenjtë në Mianmar, pasi në një minierë në veri të vendit, në shtetin Kachin, gjetën vdekjen të paktën 113 njerëz.

Teksa fillimisht u raportua vetëm 50 viktima nga rrëshqitja e dherave prej rreshjeve të dendura, orë pas ore numri i viktimave u rrit deri në të paktën 113 teksa autoritetet janë shprehur se numri mund të rritet edhe më shumë

Në Mianmar tregtia e gurëve të çmuar kap një vlerë prej rreth 30 miliardë dollarë në vit dhe rajoni Kachin është ndër më të rëndësishmit në botë.

Myanmar është sot një nga vendet më pak të zhvilluara në Azinë Jugore.

Përkundër tregtisë me gurë të çmuar dhe turizmit, popullsia jeton në kushte prapambetjeje dhe varfërie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit