Media shtetërore ruse po raportojnë se shërbimet ruse të sigurisë (FSB) kanë thënë se të dyshuarit që mendohet të jenë të përfshirë në të shtënat në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” po tentonin të kalonin në Ukrainë.

“Pas sulmit terrorist, kriminelët synonin të kalonin kufirin e Federatës Ruse e Ukrainës dhe kishin kontakte me ukrainasit”, citohet të ketë thënë FSB-ja

Komiteti hetimor i Rusisë ka thënë veçmas se gjithsej katër persona u arrestuan pranë kufirit me Ukrainën në rajonin Bryansk.