MASHT pjesë e rrjetit shkollor European Schoolnet

Mos i humb

Pas përgjigjes pozitive të Komitetit drejtues të Rrjetit të Shkollave Evropiane për anëtarësimin e MAShT, fillimish si institucion observator, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka nënshkruar marrëveshjen e cila pritet të rrisë bashkëpunimin dhe rrjetëzimin midis shkollave në Evropë duke përdorur teknologji të reja të informacionit dhe komunikimit dhe për të nxitur zhvillimin e dimensionit europian në arsim.

Kjo marrëveshje ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e të mësuarit teknologjik në shkolla duke shpërndarë shembuj të politikave dhe praktikave të mira dhe duke hetuar modele të reja për shkollim dhe mësim.

Në njoftimin e ministrisë theksohet se gjatë takimit në mes të përfaqësuesve te MAShT të kryesuar nga Valmir Gashi – zëdhënës, si dhe përfaqësuesve të European Schoolnet të kryesuar nga Marc Durando – drejtor ekzekutiv, është formalizuar bashkëpunimi dy palësh për t’i hapur rrugë institucioneve arsimore të Kosovës për zhvillim profesional, trajnime e shumë përfitime të tjera./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit