Mashtronte klientët me kusur lekësh të falsifikuar, procedohet 26-vjeçari vlonjat

Mos i humb

Një 26-vjeçar në Vlorë është proceduar penalisht, pasi akuzohet se mashtronte klientët e dyqanit të tij, duke i dhënë kusur me monedha të falsifikuara.

Mësohet se policia ka arritur në gjurmët e autorit K.A, pas një kallëzimi nga një 61-vjeçar, i cili kallëzoi se , se 26-vjeçari ka këmbyer një shumë parash në dyqanin e tij, me para të falsifikuara.

“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar proceduan penalisht për veprën penale “Falsifikimi monedhave” shtetasin K. A., 26 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Z. L., 61 vjeç, banues në lagjen “24 Maj”, Vlorë, se 26-vjeçari ka këmbyer një shumë parash në dyqanin e tij, të dyshuara të falsifikuara”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit