Matoshi: Përmirësimi i ndotjes së ajrit, prioritet edhe në vitin që po vjen

Mos i humb

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, në konferencën e fundvitit, ka prezantuar planet dhe synimet për vitin 2019.

Duke folur për projektet e ardhshme të ministrisë, Matoshi ka vënë theksin tek projektet për përmirësimin e ajrit dhe ruajtjen e mjedisit.

“Angazhimi ynë për vitin fokus të veçantë do t’i kushtojmë zonave të mbrojtura trajtimit të ndërtimeve pa leje dhe luftimit të ndotjes së ajrit, trajtimit të ujërave të zeza, rezervave ujore etj. Shpresoj që të kemi progres të madh në këtë drejtim. Fillojmë impiantin e trajtimit t; ujërave të zeza në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe komunat e tjera”, tha Matoshi.

Ministri Matoshi, përveç projekteve të planifikuara për vitin që vjen, ka folur edhe për sukseset që ka arritur ministria e mjedisit në vitin që po e lëmë pas.

Sipas tij, gjatë 2018 janë bërë punë të rëndësishme, janë marrë vendime konkrete, andaj tha ai  do të vazhdojnë me intensitet të shtuar edhe në realizimin e projekteve dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme edhe në 2019.

“Ky është viti i parë që ne kemi filluar në marrë veprime konkrete. Është viti i parë që kemi disa vendime të marra. Ndërprerja e përdorimit të thëngjillit në institucionet publike, për mos me dhënë thëngjill falas, konfiskimi i thëngjillit. Ne jemi duke punuar ngushtë me partnerët tjerë që të kemi edhe vendime të tjera konkrete në këtë fushë”, theksoi Matoshi, derisa shpalsoi projektet të cilat i ka synim ti jetësojë në vitin e ardshëm.

“Jam i interesuar në zgjerimin rrjetit të koogjenerimit në gjithë Prishtinën. Do të ketë edhe veprime të tjera. Presim nga kryetari Ahmeti të hartojmë një plan të përbashkët për zonat e gjelbëruara,  presim që të shtohet kontrolli i derivateve të naftës, janë një sërë veprimesh që do t’i ndërmarrim së bashku”, tha Matoshi.

Ndryshe, në viti 2018 ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka realizuar 90 projekte kapitale në vlerë totale prej 30 milionë eurosh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit