Mauritania pa raste të koronavirusit

Mos i humb

Asnjë infeksion i koronavirusit nuk është raportuar në Mauritani, konfirmoi sot Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi

Aktivistët më herët theksuan se një mauritanian kishte vdekur nga virusi në kryeqytetin Nouakchott.

Në një deklaratë, Ministria tha se mostrat janë marrë nga dy persona të dyshuar se kanë kontraktuar virusin.

“Testet vërtetuan se ata nuk janë të infektuar me virusin”, tha Ministria.

Të hënën, fqinjët e Mauritanisë, Senegali dhe Maroku, raportuan rastin e tyre të parë të koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, ka arritur në 3.044, me më shumë se 89,000 të infektuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit