Maxhuni u premton “shefave” se nuk do t’i injorojë asnjëherë ata

Mos i humb

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni është paraqitur, sot për herë të parë që kur ka marrë postin e drejtorit të AKI-së, për raportim para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ai u ka premtuar shefave të tij të komisionit se do të jetë një drejtor bashkëpunues dhe jo i mbyllur mekomisionin e AKI-së.

Këtë premtim të Maxhunit e transmetoi pas takimit, Ganimete Musliu nënkryetar e AKI-së e cila tha se Maxhuni është njeri i duhur për pozitën e AKI-së, për faktin se njeh mirë çështjen e sigurisë kur dihet se  ai ka qenë drejtor i policisë  vite me radhë.

‘Komisioni ka pas problem me parë me AKI. Tani presim të kemi një bashkëpunim më të mirëfilltë në të ardhmen të cilën edhe na premtoj drejtori. AKI është në menaxhimin e duhur, sepse  Maxhuni është i njoftuar dhe ka eksperiencë në fushën e sigurisë. Nuk ka shkelje ligjore të kalimit të Shpend Maxhunit në krye të AKI-së. Shpendin e kan njoft si drejtor i policisë ku ka kryer punën më të mirë të mundshme’, tha Musliu.

Ajo mes tjerash ka siguruar qytetarët e Kosovës se gjendja e sigurisë në vend është e mirë, dhe se qytetarë duhet të ndihen rehat.

‘Ne sot kemi folur për gjendjen e sigurisë në vend, deklarata ishte në nivelin e duhur dhe se qytetarët duhet të ndihen rehat, sepse gjendja e sigurisë është e qetë’,  siguroj ajo, duke shtuar se veriu i Kosovës ende mbetet në rrethana të njëjta të cilat janë sfiduese për shtetin e Kosovës.

‘Në Mitrovicë ende mbeten rrethanat e njëjta, problematikat në veri vazhdojnë të sfidojnë shtetin tonë. Qarkullimi i veturave pa targa në veri edhe me tutje është problem dhe rrezik potencial për sigurinë e vendit’ , shtoi Musliu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit